Qytetërim

Pendohet Justin Timberlake: Nëse keni pirë qoftë edhe një gotë, mos hipni në timon

Prokurori i Qarkut Suffolk, Ray Tierney tha për 'PageSix' se ylli i popit u trajtua si çdokush tjetër që ishte ndaluar nga Policia në ndonjë rast të ngjashëm.

k.m.
Pendohet Justin Timberlake: Nëse keni pirë qoftë edhe një
Justin Timberlake

SHBA- Justin Timberlake nuk ka marrë trajtim të veçantë në gjykatë dhe është dënuar me punë në komunitet pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur. Prokurori i Qarkut Suffolk, Ray Tierney tha për 'PageSix' se ylli i popit u trajtua si çdokush tjetër që ishte ndaluar nga Policia në ndonjë rast të ngjashëm.

Justin Timberlake u urdhërua të paguante një gjobë prej 500 dollarësh, e po ashtu iu kërkua të kryente 25 orë shërbim në komunitet. Sipas Associated Press, Justin Timberlake i tha gjykatës: Duhet të kisha pasur një gjykim më të mirë dhe e kuptoj seriozitetin e kësaj gjëje që kam bërë.

TMZ raportoi muajin e kaluar se Justin Timberlake kishte shkuar për të takuar disa miq në një hotel për darkë dhe nga atje ishte larguar në orën 12:30 të mëngjesit me makinën e tij. Teksa kthehej në shtëpi, këngëtari kishte injoruar një shenjë "STOP". Kur policia e ndoqi dhe e ndaloi për t'i bërë një test alkooli, zbuloi se Timberlake ishte i dehur. Kështu iu vendosën prangat! 

Në fjalën e tij në gjyq, Timberlake tha: Për këdo që po më dëgjon, dua të them që edhe nëse keni pirë qoftë vetëm një gotë, mos hipni në timon. Ka zgjidhje plot. Telefoni një shok, merr një Uber. Ka aplikacione transporti plot. Ky është një gabim që unë bëra dhe shpresoj që asnjë nga ju të mos e bëjë.

Megjithatë, ai vetë u përpoq në çdo mënyrë të shmangte kontrollin dhe gënjeu se kishte pirë vetëm “një gotë Martini". Tani, duhet të paguajë për dënimin e tij./ZËRI

Poll

MOS HUMB