
TURQI- Rey Manaj gjeti golin e parë për këtë sezon. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit shënoi me fanellën e Sivasspor, por ndeshja ndaj Gaziantep nuk shkoi ashtu siç ai do të dëshironte, pavarësisht fitores 3-2. 6 minuta pasi shënoi golin, sulmuesi kërkoi ndërrim nga trajneri për shkak se kishte një problem fizik.
Nga analizat e bëra nga stafi mjekësor, u zbulua se Manaj ka marrë një dëmtim në pjesën e pasme të kofshës që do ta mbajë jashtë fushës së blerë për disa javë. Lajmi u konfirmua nga trajneri i Sivasspor, Bulent Uygun.
“Rey Manaj do të mungojë për 3 javë. Ka një dëmtim të shkallës së dytë. Ky dëmtim i Manajt do na hapë shumë probleme. Sulmuesi ishte me ethe gjatë natës dhe temperatura e tij shkonte në 38-39. I thashë që nëse do të luante, rrezikonte dëmtimin, por gjithashtu ia thashë që unë kisha nevojë për të, nëse luante me përkushtim,”- tha Uygun pas ndeshjes.
Me këtë dëmtim, Manaj rrezikon edhe ndeshjet e muajit tetor me Shqipërinë në Ligën e Kombeve, ku nuk dihet nëse do të jetë pjesë e formacionit për ndeshjet e kthimit ndaj Gjeorgjisë dhe Çekisë. Në këtë dyja ndeshjet e para, Manaj e nisi si titullar, por nuk e gjeti dot rrugën drejt rrjetës./ZËRI