
Dafina dhe Kreshniku
TIRANË- Dafina Zeqiri mori një propozim për martesë në ditën e saj të lindjes më 14 prill nga partneri Kreshnik Gjergji.
Çifti prej kohësh ka pranuar se këtë vit do të mbahet dasma e tyre, por nuk kanë dhënë detaje për muajin dhe datën.
Teksa po i afrohemi verës, mesa duket kanë nisur dhe përgatitjet.
Ka qenë partneri i Dafinës, Kreshniku, i cili ka postuar një ftesë në Instagramin e tij.

Ftesa
Tani na mbetet veçse të mësojmë datën, ndërkohë që të paktën një aludim ka marrë fund. Dafina Zeqiri nuk është në pritje të ëmbël, ndryshe nga zërat që nxiti pak kohë më parë vetë këngëtarja./ZËRI
Poll