Qytetërim

‘Thuaj Einxhelit të më heqë bllokun’, kërkesa e veçantë e Donald Veshajt për Dagzin

Përmes një letre, Donaldi i kërkoi Einxhelit që të bënin paqe

E.K
‘Thuaj Einxhelit të më heqë bllokun’, kërkesa e
Einxhel, Dagz dhe Donaldi

TIRANË- Einxhel Shkira dhe Donald Veshaj kanë bërë paqe. Teksa Einxhel ishte e ftuar në “Cherry on Top “i erdhi një surprizë e papritur nga Donaldi. Me anë të një letre, ai, me batuta dhe disa rikujtime për debatet që kanë pasur në “Big Brother VIP Albania 1”, i kërkoi të bëjnë paqe.

“Përtej shakave, gjithmonë të kam vlerësuar dhe respektuar për karakterin luftarak. Ju përqafoj të treve. P.S.: Sinqerisht, vendin e dytë e meritoje ti, jo Iliri”, e mbylli letrën Donald Veshaj, duke shkaktuar të qeshura në studio.

E ndërsa emisioni ishte në transmetim Donaldi ka bërë një postim në Instagram, duke shkruar:

"Kërkesë publike për paqe. @dj_dagz thuaji të më heqë bllokun se nuk i bëj dot tag."

‘Thuaj Einxhelit të më heqë bllokun’, kërkesa e

Poll

MOS HUMB