Qytetërim

Sara Gjordeni ‘zhduket’ nga rrjetet sociale, çfarë fshihet pas veprimit të saj?

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, ndoshta do të shijojë shtatzëninë në privatësi, ose ndoshta është një lëvizje për vëmendje

E.K
Sara Gjordeni ‘zhduket’ nga rrjetet sociale, çfarë
Sara Gjordeni

TIRANË- Ish-banorja e Big Brother Sara Gjordeni ka vendosur që të zhduket pa gjurmë nga rrjetet sociale, duke fshirë profiin e saj në Instagram. Edhe pse pas daljes nga Big Brother ajo ka qënë shumë aktive në rrjet, ditën e djeshme ndjekësit e saj kanë mbetur të surprizuar.

Nuk dihet arsyeja e këtij veprimi, ndoshta do të shijojë shtatzëninë në privatësi, ndoshta ka ndonjë problem teknik, ose ndoshta është një lëvizje për vëmendje.

Sara Gjordeni ‘zhduket’ nga rrjetet sociale, çfarë

Pak javë më parë ata zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu Bardhi vendosi që t’i propozonte Sarës në emisionin “Cherry on Top”, ku u ul në gjunjë dhe Sara tha “PO”.

Tani fansat po aludojnë se ata mund të jenë martuar. Para pak ditëve Sara ndryshoi mbiemrin në Instagram, duke shkruar “Sara Nikol Idrizi”, duke nxitur aludimet e publikut se çifti i kanë kurorëzuar me martesë dashurinë e tyre.

Lajmi ende nuk është konfirmuar nga dyshja dhe veprimi mund të jetë nxitur thjesht nga dëshira për të patur mbiemrin e partnerit. Kush e di...

Poll

MOS HUMB