Qytetërim

Paris SG-ja fiton matematikisht titullin kampion në Francë

Më 9 prill do të diskutojë çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve me Aston Vilën angleze.

Redaksia Zëri
Paris SG-ja fiton matematikisht titullin kampion në Francë
FOTO ILUSTRUESE

PARIS- Fitorja 1-0 kundër Anzhers, me golin e Duesë dhe asistin e gjeorgjanit Kvara, Paris SG-ja mori tre pikët e fundit për të cilat kishte nevojë ta fitonte titullin kampion. Kampionatit francez i mbeten edhe gjashtë javë deri në përfundim, por diferenca 23-pikëshe me Monakon e vendit të dytë e mbyll diskutimin e titullit për blutë e kryeqytetit.

Largimi nga yjet e mëdhenj dhe përqëndrimi te kolektiviteti dhe te lojtarët e rinj u ndje, në lojë dhe rezultate, për trajnerin spanjoll Luis Enrike.

Megjithatë, mund të thuhet se kjo skuadër e shkëlqyer, i ka violinat e saj të para në sulm, ku historikisht shpenzonte për të patur yje peshërëndë: I pari, padiskutim, në sezonin më të mire të tij, Osman Dembeleja me 32 gola dhe 7 asiste në 39 takime; i dyti, që ishte edhe surpriza e vitit pas ardhjes nga Renë, Dezire Dueja, 19-vjeçar, 42 ndeshje, 11 gola dhe 11 asiste; Bradli Barkola 18 gola dhe 16 asiste në 46 ndeshje.

Parisi, teorikisht, është në lojë për tripletën. Më 9 prill do të diskutojë çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve me Aston Vilën angleze. Ndërsa, më 24 maj do të luajë finalen e Kupës së Francës me Stad Reimsin./ZËRI

Poll

MOS HUMB