
AFRIKA-Në asnjë gjeneratë më parë, Evropa, pesë ligat kryesore të futbollit evropian, nuk kanë pasur kurrë kaq shumë liderë dhe yje skuadrash me origjinë afrikane se sa tani.
"Transfermarkt" publikoi në mars një listë me futbollistët më të shtrenjtë që mund të kishin zgjedhur një kombëtare afrikane, por që nuk e kanë bërë: Lamin Jamali i Spanjës dhe Barcelonës, më i shtrenjti, mund të zgjidhte Guinenë Ekuatoriale, Mbapeja i Francës dhe Realit të Madridit mund të zgjidhte Kamerunin, Sakaja i Anglisë dhe Arsenalit mund të zgjidhte Nigerinë, Aleksandër Isaku, ylli i Njukasëllit dhe lideri i ri i Suedisë mund të zgjidhte Eritrean, Saliba i Arsenalit dhe Tçuameni, të dy mund të zgjidhnin Kamerunin, Leaoja Angolën, Niko Williamsi i Spanjës Ganën, Barkola i PSG-së dhe Francës Togon, njësoj si Kamavinga i Realit të Madridit.
"Transfermarkt" publikoi edhe një formacion imagjinar, njëmbëdhjetëshen më të mirë të lojtarëve me origjinë afrikane që kanë zgjedhur të përfaqësojnë skuadra evropiane.
Në portë, Guijem Restesi i Tuluzës, që ka zgjedhur Francën në vend të Bregut të Fildishtë.
Në mbrojtje: Zhyl Kundeja i Francës, me origjinë nga Benini; Salibaja i Francës që mund të zgjidhte Kamerunin; Konateja i Francës që mund të zgjidhte Malin; majtas Alfonso Dejvisi i Bajernit të Mynihut, që ka zgjedhur Kanadanë në vend të Liberisë.
Jamal, Çuameni, Kamavinga dhe Saka do të ishte mesfusha.
Mbape dhe Isak sulmi.
Në letër një skuadër që mund ta mbizotëronte Evropën pa afat, kjo e futbollistëve me origjinë afrikane që zgjodhën kombëtare joafrikane në Evropë dhe Amerikë të Veriut./ZËRI