
TIRANË-Pasi lajmi për dhunën ndaj Princ Lekës, nga ish-bashkëshortja e tij Elia Zaharia dhe babait të saj bëri bujë kudo në rrjet, një reagim lidhur me situatën ka ardhur dhe nga vëllai i Elias, Amos Zaharia.
Amos ka bërë një reagim të shkurtër pas publikimit të videos së dhunës mes çiftit mbretëror. Në rrjetin e tij social të Instagramit Amos shkruan: Trishtim!

Kujtojmë se vëllai i Elias, Amos Zaharia u vu në dijeni të situatës gjatë një emisioni ‘Live’ pasi ndodhet në Prishtinë me xhirime dhe nuk dinte asnjë detaj lidhur me ngjarjen e ndodhur në familjen e tij.
Kriza në çiftin mbretëror shqiptare është thelluar edhe më shumë. Përpos divorcit, Princ Leka dhe Elia Zaharia pretendojnë se janë dhunuar nga njëri-tjetri pasditen e djeshme (5 mars 2024). Leka ka shkuar në komisariat ku ka bërë denoncimin dhe ka kërkuar urdhër mbrojtje. Në Komisariat ka qenë edhe babai i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia i cili ka denoncuar po ashtu Princin për dhunë. Dyshes i është bërë akt ekspertimi mjekoligjor, ku janë konfirmuar shenja dhune në trupin e Eilas. Si Princi, ashtu dhe Elia, i janë drejtuar gjykatës për urdhër mbrojtje. Ndërkohë është publikuar në rrjet sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharisë që ka degraduar në dhunë fizike. Princ Leka dhe ish-partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, nga e cila erdhi në jetë Princesha Geraldina II./ZËRI