
Orinda Huta dhe Turjan Hysko
TIRANË- Moderatorja shqiptare, Orinda Huta kohët e fundit ka qenë mjaft aktive në rrjetet e saj sociale. Ditën e sotme, 7 gusht, Orinda u ka kthyer përgjigje disa prej pyetjeve që vinin nga ndjekësit e saj. Pas një pyetje që kishte të bënte me shëndetit e bashkëshortit të saj, Turjan Hysko, ajo ka vendosur t'i japë fund spekulimeve që kanë të bëjnë më këtë temë.
Instastory i Orinda Hutës
“Çfarë ka Turi, a është i sëmurë?”, e pyet një ndjekës/e.
“Turjani, lavdi Zotit është shumë mirë. Momentalisht po merret me “projektin e jetës” dhe është shumë i përkushtuar për tja dalë si duhet. Në TV ka projekte që do e kthejnë, por jo me kohë të plotë”, thotë Orinda./ ZËRI
Poll