
TIRANË- Opinionistja e sezonit të tretë të “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj ka treguar se ka gabuar gjatë inteperetimit të lojës së banorëve që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
E ftuar në emisionin “Pardo my French”, deputetja tha se i ka mbetur peng që Jetmir Salajn e ka quajtur “kopil”, si lojtar. Ajo shpjegoi se e kishte me kuptimin që Salaj ishte treguar i ‘zgjuar’, por shtoi se kjo gjë nuk është kuptuar në atë moment dhe ka dalë jashtë kontekstit.
“Kam pasur debate të ashpra që lidheshin vetëm me situatat brenda shtëpisë. Mendoj që kam bërë një gabim. Unë nuk lashë fare hapësira interpretimi. Mendoj që më shpëtoi goja dhe thashë një fjalë, i referohem termit ‘kopil’. Unë e kisha sqaruar shumë qartë vetëm po të doje të mos e kuptoje dhe ta merrje në një konotacion tjetër, por e kisha vetëm për mençurinë dhe zgjuarsinë,”- tha Ori Nebijaj.