
TIRANË- Einxhel Shkira dhe DJ Dagz shum shpejt mund të shkojnë në altar dhe mund të celebrohen. Këtë gjë e ka rrëfyer vetë Einxhel, e cila, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, ka zbërthyer planet e të ardhmes. Einxhel foli dhe për një bebush të dytë. Përsa i përket dasmës, ajo tha se ka dëshirë që gjithçka të jetë përrallore.
“Unë unazën e kam, propozimin ma ka bërë, ende nuk jemi celebruar, sepse dua të më çojë në altar. Tani po mbledh lekët që të bëjë dasmën përrallore. Unë dua një dasmë përrallore, si nëpër filma dhe Dagzi kur dëgjon këto kërkesat e mia, bregdeti, perëndimi…Duhet të jetë ashtu siç e dua unë”, duke shtuar se dasma do të bëhet në Shqipëri. Nëse nuk nis një beb tjetër, me siguri do martohemi më shpejt,”- tha Einxhel.