
FRANCË- Carla Bruni ka folur sërish për luftë e saj me kancerin. Në një rrëfim për Vanityr Fair, ajo ka prekur dhe këtë pjesë të jetës, duke treguar përjetimet. Ajo thotë se në momentin që është diagnostikuar me këtë sëmundje, i janë hapur dyer të reja që e kanë bërë të shijojë më shumë gjërat e vogla të jetës. Carla shprehet se në fillim e ka patur të vështirë të ambientohet dhe me marrjen e medikamenteve që e bëjnë të shtojë në peshë, por tashmë ndjehet e bekuar që ka një kurë që e mban nën kontroll këtë sëmundje. Dhe kjo, siç shprehet vetë ajo, do ta bëjë që ta shohë të rritet vajzën e saj 12-vjeçare.
“Kanceri hap dyer të reja. Dhe pasi tronditja fillestare ka kaluar, ajo është praktikisht gjallëruese, edhe nëse është e dhimbshme dhe shqetësuese. Dy vitet e para i thosha vetes: ky ilaç është i vështirë. Dhe një ditë fola me një mik parukier. Më pyeti pse nuk po haja drekë. Megjithatë, Tamoxifen shkakton shtim në peshë, gjë që nuk e kam përjetuar kurrë, prandaj edhe idenë për të reduktuar numrin e vakteve, e kisha në tru. Ky mik më tha: thellë brenda vetes, duhet ta falënderosh këtë ilaç. Që atëherë, unë kam bekuar Tamoxifen çdo mëngjes. Unë them me vete: çfarë çudi, e kam këtë ilaç! Unë kam një vajzë të vogël 12 vjeçare: dua ta shoh të madhe, të rritet...,”- tregon Bruni.
Carla Bruni njoftoi tetorin e kaluar se në vitin 2019 u diagnostikua me kancer gjiri.