Qytetërim

Sulmohet me gurë trajneri i Lionit, Fabio Grosso mbulohet me gjak

Ai u dërgua menjëherë në infermierinë e stadiumit, me lojtarët dhe anëtarët e stafit të Lionit u shprehën të tronditur nga incidenti i paprecedentë.

k.m.
Sulmohet me gurë trajneri i Lionit, Fabio Grosso mbulohet me gjak
Fabio Grosso

FRANCË- Autobusi që transportonte lojtarët dhe stafin e Lionit për në Vélodrome për derbin me Marsejën u gjuajt me gurë nga tifozët, si pasojë u lëndua Fabio Grosso, i cili mori një gur në fytyrë. Ai u dërgua menjëherë në infermierinë e stadiumit, me lojtarët dhe anëtarët e stafit të Lionit u shprehën të tronditur nga incidenti i paprecedentë.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje për të mbledhur gjetjet.

Skuadra dhe stafi ishin nisur për të luajtur në derbin ndaj Marsejës, për ndeshjen e 10-të të Ligue 1, por pas incidentit nuk dihet sesi do të zhvillohet ndeshja. Fabio Grosso nënshkroi kontratë deri më 30 qershor 2024, me mundësi vazhdimi të kontratës edhe për një sezon shtesë. Grosso bëhet italiani i parë në histori që do të drejtojë skuadrën e Lyonit. Ai më herët ka drejtuar edhe Sionin, Brescian, Hellas Veronan dhe Barin./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB