
SPANJË- Dani Alvesh u lirua nga burgu, por është i detyruar të përmbushë disa kushte, përtej pagesës së 1 milion eurove garanci. Ish-futbollisti duhet të shkojë çdo javë (të premte) në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, duke vërtetuar se është në dispozicion të drejtësisë dhe nuk është larguar nga Spanja. E teksa paraqitej në seancë ai është përballur me kritika nga kalimtarët, raportojnë mediat e huaja.
Në vizitën e tij të parë në Gjykatën Provinciale të Barcelonës për të firmosur, braziliani u qortua nga një kalimtar, që e thirri nga distanca: Alves, ti ke shumë para për të përdhunuar, apo jo? Janë para për të përdhunuar dhe për të paguar. Jeni veshur shume mirë, a? Bastard, ne Brazil te vrasin shpejt, turp. Ti je një përdhunues i ndyrë.
Gjykata vendosi si masë sigurimi heqjen e dy pasaportave të tij, ndalimin e daljes jashtë vendit dhe detyrimin për t'u paraqitur çdo javë në sekretariatin e seksionit 21. Gjykata e Barcelonës lejoi që Alves të lirohej nga burgu pasi pagoi një milion euro, shumë që u deshën disa ditë për t'u mbledhur dhe depozituar. Kështu, braziliani do të jetë në rrugë për kohën që duhet për të zgjidhur apelimet ndaj dënimit për të cilin u dënua me katër vjet e gjysmë burg për përdhunim. Më 25 mars, Alves u largua nga burgu Brians 2, ku u burgos për 430 ditë.
/ZËRI