Qytetërim

Dua Lipa nderohet me një statujë prej dylli në Stamboll (FOTO)

Në skulpturë këngëtarja shihet me një nga veshjet skenike të tourit “Future Nostalgia”.

f.t
Dua Lipa nderohet me një statujë prej dylli në Stamboll (FOTO)
DUA LIPA

TURQI- Dua Lipa do të jetë “prezente” gjithnjë në muzeun e famshëm “Madame Tussauds”. Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është nderuar së fundmi me një statujë prej dylli nga muzeu në qytetin e Stambollit.

Në skulpturë këngëtarja shihet me një nga veshjet skenike të tourit “Future Nostalgia”. Kjo veshje ikonike e saj, shoqëroi Dua Lipa-n në të gjitha koncertet ku promovoi albumin e saj tejet të suksesshëm. Skulptura e saj, e cila pasqyron fizikun, veshjen, dhe tiparet e këngëtares së njohur, tërhoqi një vëmendje të madhe nga fansat.

Kjo nuk është skulptura e parë për Dua Lipën nga muzeu, pasi një e tillë ekziston tashmë prej viti 2019 në selinë në Londër. /ZËRI

Poll

MOS HUMB