Qytetërim

Nuk ndalet Arabia Saudite, gati planin për të ‘shkatërruar’ futbollin europian

Ndryshimet në rregullore mund të sjellin më shumë lojtarë të huaj në ligën arabe të futbollit

E.K
Nuk ndalet Arabia Saudite, gati planin për të
Ronaldo ne Arabine Saudite

ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite përgatitet për një sulm të dytë drejt futbollit europian, për të marrë kampionët e saj. Dhe kjo mësymje e dytë mund të ndodhë që në merkaton e janarit.

Sipas “Tuttosport”, që i referohet burimeve pranë Ligës Saudite, organizatorët e këtij kampionati po mendojnë të ndryshojnë rregulloren e pjesëmarrjes së lojtarëve të huaj. Gjithçka bëhet për të shtuar sa më shumë lojtarë kampionë dhe rritur nivelin e futbollit në Arabi.

Sipas rregullores aktuale, klubet arabe mund të federojnë deri në 8 futbollistë të huaj. Ideja është që ky numër të shkojë deri në 10 dhe pritet që miratimi të bëhet që në nëntor, në mënyrë që në janar skuadrat arabe të ndërhyjnë fuqishëm në merkato.

Edhe pse FIFA e UEFA po mundohen të bëjnë një barrikadë këtij eksodi, duket se do të jetë e vështirë duke parë paratë e shumta që hedh në treg Liga Arabe e Futbollit.

Pasi të miratohet ky ndryshim në rregullore do të shihet edhe se cilët lojtarë do të vihen në shënjestër. Shumë klube kanë nisur që tani bisedimet për të sjellë në Arabi yjet e futbollit europian, që nuk mundën t’i afrojnë këtë verë.

Poll

MOS HUMB