
SHBA – Pitbulli më i madh në botë, që peshon rreth 80 kilogramë, jeton në Shtetet e Bashkuara.
Qeni kushton rreth 2 milionë dollarë dhe quhet Hulk. Pitbulli dhe pronari i tij janë bërë tepër të njohur në rrjetet sociale, duke pasur 1.1 milionë ndjekës në Instagram.
Pronari deklaroi se e di që pasardhësit e Hulk janë në Britaninë e Madhe. Ai shton se vlera e një prej pasardhësve të Pitbullit kushton jo më pak se 80 mijë paund.
Por, pronari beson se tregtarët mashtrues kanë kontrabanduar pitbullët drejt Britanisë së Madhe.
“Pasardhësit e drejtpërdrejtë të Hulk janë kontrabanduar drejt Britanisë. Fëmijët dhe nipërit apo mbesat e tij është e sigurt që jetojnë në Britaninë e Madhe”, tha pronari Marlon Greenan./Zëri.ai/