
AUSTRALI - Një i ri që po përpiqej të lundronte në Oqeanin Paqësor me një varkë të bërë vetë, është shpëtuar nga një anije lundrimi, pasi varka e tij u përmbys.
Tom Robinson, 24 vjeç, shpresonte të bëhej personi më i ri që do ta përfundonte një udhëtim të tillë ‘të çmendur’ me sukses. Ai u gjet i ulur në varkën e tij pa rroba, 100 milje në jug-perëndim të bregut të Vanuatu.
Raportimet e mediave lokale thonë se ai u trajtua për djegie nga dielli dhe dehidrim dhe fatmirësisht është në gjendje të mirë shëndetësore. Përpjekja për të thyer një rekord, filloi kur ai u nis nga Peruja në korrik 2022. Ai shpresonte të mbërrinte në Cairns, Australi, deri në dhjetor 2023.
Robinson ishte në pjesën e fundit të udhëtimit të tij, pasi u largua nga qyteti i Luganville në Vanuatu të hënën. Duke folur për ABC Australia javën e kaluar, Robinson kishte thënë se udhëtimi, ishte vërtetë i dhimbshëm.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi përmbysjen e varkës të enjten në mbrëmje, por drita e tij e kuqe e emergjencës u aktivizua, gjë që alarmoi autoritetet.
Të premten në mëngjes, “Pacific Explorer” nxorri Robinsonin nga varka, ai u ngjit në një shkallë, për të aritur në kuvertë. Anija e Robinson kishte bërë vetë 200 milje në det, për të arritur sa më pranë bregut, në mënyrë që të shpëtohet./Zëri.ai/