Qytetërim

‘Nuk jetoj dot pa futbollin’, rikthehet Gerard Pique: Do të jem trajner

Ish-futbollisti i Spanjës dhe Barcelonës tha se do rikthehet si trajner. Pritet të shohim trajneri i cilës skuadre do jetë ish-kampioni i Botës.

D.XH
‘Nuk jetoj dot pa futbollin’, rikthehet Gerard Pique: Do të jem
Gerard Pique

SPANJË - 14 muaj më parë Gerard Pique mori vendimin e vështirë për t'u tërhequr nga futbolli aktiv dhe për të varur këpucët në gozhdë në moshën 35-vjeçare. Por ai vetë nuk mund të qëndrojë larg sportit dhe kështu është gati të rikthehet. Këtë herë ai pritet të rikthehet jo si lojtar, por si trajner!

Me një postim në rrjetet sociale, ish-qendërmbrojtësi spanjoll dhe prej disa vitesh një nga kapitenët e Barcelonës ka bërë të ditur se është gati të angazhohet në stërvitje. Madje, siç ka paralajmëruar, më shumë detaje do të japë deri në fund të javës aktuale.

“Është një vit i ri dhe pas një konsiderate serioze, kam vendosur të rikthehem tek futbolli. Më mungon shumë. Këtë herë rikthimi nuk do të jetë si lojtar. Rikthimi do të jetë në cilësinë e trajnerit. Do të ndaj më shumë detaje me ju në fund të javës”, ka thënë Pique në postimin e tij. Mbetet për t’u parë trajner i cilit ekip do të jetë Pique.

Një karrierë plot trofe

Në 14 vitet që veshi fanellën e Barcelonës, Gerard Pique bëri 611 paraqitje, shënoi 53 gola, kishte 13 asistime dhe fitoi tetë kampionate, tre Liga të Kampionëve, po aq Superkupa Evropiane, shtatë kupa dhe gjashtë Superkupa të Spanjës. Ai luajti me Kombëtaren Spanjolle 102 herë dhe fitoi Kupën e Botës 2010 dhe Euro 2012./ZËRI/

Poll

MOS HUMB