Qytetërim

ZËRI e zbuloi, Ori Nebijaj e konfirmon: Do jem opinioniste e BBV!

ZËRI e konfirmoi më herët këtë lajm.

E.K
ZËRI e zbuloi, Ori Nebijaj e konfirmon: Do jem opinioniste e BBV!
Ori Nebiaj

TIRANË- Politikania dhe moderatorja Ori Nebijaj ka “shuar” këtë të mërkurë të gjitha dyshimet dhe diskutimet se kush do të jetë opinioniste e këtij sezoni të Big Brother VIP Albania. Nebijaj, e cila tashmë gëzon dhe të qënurit deputete e Kuvendit të Shqipërisë konfirmoi për TCH, zërat për emrin e opinionistes. Ajo tha se e ka pranuar me kënaqësi ftesën. Po ashtu, ajo na konfirmoi dhe kolegun e saj në këtë rrugëtim, i cili ashtu si dhe në dy vitet e shkuara do të jetë Arbër Hajdari.

Ori Nebijaj: Më kishte marr malli të them të drejtën se sado që angazhimi politik sigurisht që të mban të angazhuar dhe në media, isha disi më e tërhequr për shkak të situatave politike, në fakt parlamenti nuk e ka kryer të gjithë funksionin e tij. Top Channel është një shtëpi për mua, është një familje, kështu që jam shumë e lumtur që Lori Hoxha dhe Top Channel ma bënë këtë ofertë dhe ishte e vetmja gjë që mund të më rikthente, asnjëherë se kisha menduar, por mendojë që mund të jetë me lehtë duke qenë se është dhe Arber Hajdari opnionisti që tanimë unë mund ta quaj me shumë eksperiencë. Do të kemi dhe debate do të kemi dhe kundërshtime, por do të shkojmë mirë jam e sigurt për këtë. Është një përgjegjësi dypalëshe që kërkon shumë impenjim. “Big Brother” më të gjithë përgjegjësinë që kërkon si arenë  krijimit dhe bërjes së opinionit publik do të marrë kohën e tij të martave dhe të shtunave dhe pjesa tjetër do ti dedikohet aktivitetit politik. Kam patur vetëm një dëshirë teksa ndërrohej viti 2023 në 2024. Dëshira ime e vetme është që në vitin 2024 të kem mundësinë që të ushtroj detyrën time si deputet mirëfilltë në një parlament që funksionon dhe në një parlament që rikthen besimi te qytetarët dhe i kujton vetes si institucion dhe të gjith ata që janë aty që detyra e parë dhe kryesore është për të qenë zëdhënësit e qytetarëve dhe për të bërë më të mirën për qytetarët. Aktualisht nuk e kam ndjerë nuk e ndjej dhe ka qenë pak e vështirë që të bëja dh eunë rolin tim si një deputete e re por 2024 shpresoj që të jetë shumë mirë.

ZËRI e konfirmoi më herët këtë lajm. Burimet bënë më dije se Nebiaj do të ishte pjesë e BBVA në rolin e opinionistes. Por marrja e atij vendi nuk ka qenë shumë e lehtë për Nebijajn, e cila ka pasur sfidë më vete të bindë Kuvendin që të mund të jetë pjesë e formatit pa rrezikuar mandatin e deputetes./ZËRI

Poll

MOS HUMB