Qytetërim

Michael Schumacher po përmirësohet

Herpert theksoi se ky ishte një informacion i dorës së dytë.

k.m.
Michael Schumacher po përmirësohet
Michael Schumacher

GJERMANI- Johnny Herbert, shok skuadre me Michael Schumacher në skuadrën Benetton ka ndarë detaje të reja për ish-pilotin e Formula Uno. Sipas rrëfimit të tij në mediat e huaja, Herpert tha se ka marrë lajme të mira.

"Më thanë se Michael mund të ulet në tryezë për drekë dhe darkë. Sinqerisht nuk e di nëse është e vërtetë, nuk dua të jap shpresa të rreme, sepse besoj sot është në të njëjtat kushte në të cilat ishte pas dy operacioneve që iu nënshtrua pas aksidentit me ski,"- tha Herbert, tashmë 59 vjeç, në një intervistë të publikuar nga faqja britanike "BettingSites".

Por theksoi se ky ishte një informacion i dorës së dytë.

Ishte 29 dhjetor 2013 kur jeta e Michael Schumacher dhe familjes së tij do të ndryshonte përgjithmonë. Legjenda e Formula 1, duke bërë ski me djalin e tij në atë kohë 14-vjeçar, në resortin e Meribel në Alpet Franceze, humbi kontrollin duke dalë nga pista dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë duke përfunduar në koma. Disi u rikuperua, por kurrë nga ajo kohë nuk është shfaqur në publik./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB