
BARCELONA- Holge Rune, numri 13 i renditjes Botërore të tenisit, e privoi spanjollin Alkaraz nga fitorja në shtëpinë e tij, përballë publikut të Barcelonës. Turneun e Barcelona Open-it në fushën Roland Garros e fitoi norvegjezi 6⁶-7⁸, 2-6.
Karlos Alkarazi humbi një tjetër mundësi të artë për ta shkurtuar me 500 pikë të tjera diferencën me numrin 1, Janik Sinerin, përpara se ky i fundit të rikthehet në aktivitetet.
Megjithatë, në fund të prillit, luhet një tjetër turne spanjoll, ai në Madrid. Alkarazi do të provojë përsëri. Holger Rune, 21-vjeçar, dëshmon se është një tjetër i ri përplot talent që u shtohet grupit të tenistëve më të mirë të momentit.
Ai mundi Alkarazin, nr. 2 të Botës, në shtëpinë e tij, fill sapo kishte gjetur formën me fitoren e Turneut të Monte Karlos dhe këtë nuk mund ta bënte kushdo./ZËRI