
SHBA-Minesota Timberuolvs befasoi këdo me fitoren e pastër në fushën e Los Anxheles Lejkërsit, me rezultatin 117-95 në ndeshjen e parë të play off-it perëndimor.
Minesota, me një mbrojtje të hekurt, një qarkullim perfekt të topit, dominoi ndeshjen që nga çereku i dytë, dhe përmbysi entuziazmin fillestar të Donçiçit, i cili filloi shumë mirë dhe i udhëhoqi të tijtë, por u neutralizua me kalimin e minutave.
Liderët e Timberuolvs shkëlqyen: Mek Daniels bëri paraqitje të jashtëzakonshme me 25 pikë ndërsa Eduards luajti me sukses organizatorin e sulmit. Edhe zëvendësuesit e skuadrës funksionuan shumë mirë: Reidi shënoi 23 pikë dhe DiVincenzo solli energji dhe lëvizshmëri.
Skuadra e trajnerit Finch korri një epërsi, e cila shkoi deri në +27 në pjesën e tretë. Për Lejkërs, Donçiçi ishte i vetmi që "e kaloi provën" me 37 pikë, por në lojë u duk se nuk gjeti ndihmën e duhur nga shokët e skuadrës. Ndeshja e dytë do të zhvillohet sërish në Kaliforni, në natën mes të martës dhe të mërkurës./ZËRI