Qytetërim

Noizy u lirua! Dj Crax ende në burg, Stresi reagon nga arratia

Stresi uron Noizy-n, ndërsa sqaron se Dj Crax, i cili u arrestua së bashku me reperin ndodhet ende në burg pasi është shtetas i Kosovës dhe për të vendos Gjykata e Pejës. 

F.I
Noizy u lirua! Dj Crax ende në burg, Stresi reagon nga arratia
Rigels Rajku dhe Arkimed Lushaj

TIRANË-Gjykata e Durrësit liroi nga qelia Rigels Rajkun, reperin e njohur Noizy, i cili u arrestua disa ditë më parë në Shëngjin për llogari të autoriteteve në Kosovë, pasi dyshohet se ka dhunuar personazhin e njohur të TikTok Medi Isenin, më 2 gusht në Pejë. Pas këtij vendimi, reperi tjetër i cili ndodhet në arrati i përfshirë në të njëjtën ngjarje, Arkimed Lushaj (Stresi), ka reguar me anë të një insta-story në Instagram.

Stresi uron Noizy-n, ndërsa sqaron se Dj Crax, i cili u arrestua së bashku me reperin ndodhet ende në burg pasi është shtetas i Kosovës dhe për të vendos Gjykata e Pejës. 

Noizy u lirua! Dj Crax ende në burg, Stresi reagon nga arratia
POSTIMI

Gjykata e Durrësit ka liruar nga ambientet e paraburgimit Noizy-n, kundrejt garancisë pasurore prej 5 milionë lekësh që lanë avokatët e tij. Në këtë mënyrë reperi i shpëton përballjes me drejtësinë në Kosovë ku akuzohej për rrahjen me pasoja të rënda të Medi Isenit. /ZËRI

Poll

MOS HUMB