Qytetërim

Foto- ‘Më në fund’, Arben Derhemi nis pushimet me familjen, vajza një kopje e tij

Vajza e aktorit, tashmë është bërë një zonjushë e vërtetë

E.K
Foto- ‘Më në fund’, Arben Derhemi nis pushimet me
familja e aktorit

TIRANË- Aktori Arben Derhemi, i cili së fundi ka qenë i angazhuar në xhirimin e ‘Njerëz dhe Fate 2’, ka gjetur më në fund kohën për të pushuar me familjen e tij. 

Ai ka postuar një foto me vajzën Darlin, e cila duket se është një kopje e babait të saj. Aktori shkruan se më në fund ata mund të shijojnë disa ditë pranë detit.

"Më në fund …Pranë detit i pa larë", shkruan aktori.

Foto- ‘Më në fund’, Arben Derhemi nis pushimet me
foto me vajzen

Derhemi ka qenë duke xhiruar për serialin e famshëm "Njerëz dhe Fate 2", i cili do të vijë së shpejti dhe kjo ka qenë kërkesa më e madhe nga shqiptarët për aktorët e kastit në gjithë këto vite.

Xhirimi i këtij seriali u shoqërua me disa peripeci, për shkak të mungesës së fondeve, dhe faktit që RTSH nuk mori përsipër mbulimin financiar, edhe pse më herët diçka e tillë iu ishte premtuar kastit të aktorëve.

Kur telenovela “Njerëz dhe Fate” filloi transmetimin e saj në TVSH disa vite më parë, “mbërtheu” para ekranit pafund shqiptarë që prisnin plot ankth e frikë se çfarë do të ndodhte me fatin e personazheve të tyre të preferuar.  Nuk dihet nëse ngjarjet do të rimerren dhe do të vazhdohen në kohën që u ndërprerën apo do tregojnë vazhdimin e tyre në ditët e sotme.

Poll

MOS HUMB