Qytetërim

I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck, Jennifer Lopez poston fotot provokuese

Prej muajsh çifti nuk është parë në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërsa thuhet se këngëtarja është në kërkim të një fillimi të ri

E.K
I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

SHBA- Mungon vetëm një deklaratë e përbashkët që të njoftojë divorcin, pasi sipas të gjitha gjasave Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Ditën e djeshme, aktori festoi ditëlindjen e tij të 52-të, por ajo që mungoi ishte një urim nga Lopez.

Në vend të kësaj, diva nga Bronx-i – e cila kohët e fundit e vizitoi shtëpinë me qira të Benit – publikoi në rrjetet sociale një seri fotografish ku dukej mahnitëse me një fustan të tejdukshëm nga “Dior”. Të tri imazhet ishin realizuar muajin e kaluar në ditëlindjen e saj të 55-të në Hamptons, shkruan DailyMail.

I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,

Jennifer kishte veshur një fustan seksi që tregonte këmbët e saj të tonifikuara ndërsa pozonte para një veture. Flokët e saj ishin të lidhura bisht, ndërsa mbante vathë diamanti dhe një çantë me rruaza në dorë.

I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,

Lopez nuk ka qenë në formën e saj më të mirë në muajt e fundit, dhe fansat menduan se imazhet u postuan për t’i treguar Affleck-ut, i cili është parë në Los Angeles për javë të tëra, se çfarë po i mungon.

Jennifer Lopez gjithashtu postoi një video të re në faqen e saj JLo Beauty në Instagram.

Ylli, e cila dikur ishte një prej “Fly Girls”, shfaqej në një palë rroba shumëngjyrëshe ndërsa ishte ulur në një karrige në një dhomë hoteli, pa unaza martese në gishtin e saj.

Ajo po u tregonte ndjekësve se sa i lehtë ishte përdorimi i maskës së saj për fytyrën, të cilën e përshkroi si “ngritëse dhe forcuese”.

Ylli kishte vendosur një maskë nga JLo Beauty dhe më pas e hoqi për të treguar fytyrën e saj të pastër, pa rrudha apo njolla.

I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,

Besohet se Jen dhe Ben – të cilët nuk janë fotografuar së bashku që nga qershori – ndodhen të dy në Los Angeles për momentin.

Disa ditë përpara ditëlindjes së tij, këngëtarja e hitit “Let’s Get Loud” u pa duke vizituar shtëpinë me qira të Affleck-ut në Brentëood të dielën, ndërsa ai ishte atje, pasi ajo kishte çuar djalin e tij në qendrën tregtare.

Javën e kaluar, revista People pretendoi se Lopez po kërkon një “fillim të ri”.

I tregon çfarë ka humbur! Në ditëlindjen e Ben Affleck,

Këngëtarja dhe aktorja është duke kërkuar një shtëpi të re pasi ka nxjerrë për shitje shtëpinë e saj në Los Angeles që e ndante me bashkëshortin Affleck, dhe miqtë e Jenniferit këmbëngulin se ajo gjithmonë ka një “qasje pozitive edhe kur gjërat nuk janë perfekte”.

Një burim i tha faqes: “Duke marrë parasysh gjithçka që po ndodh, Jennifer po kalon një verë të mirë. Ajo ka qenë e lirë dhe ka qenë në gjendje të fokusohet në atë që vjen më pas”.

“Jennifer po përpiqet të gjejë një shtëpi të re për të filluar nga e para. Ajo gjithmonë ka një qasje pozitive edhe kur gjërat nuk janë perfekte”.

Jennifer ka qenë duke kërkuar një shtëpi të re në Los Angeles dhe së fundmi ka vizituar një shtëpi në Beverly Hills që është “me të vërtetë e jashtëzakonshme”.

Një burim i brendshëm tha: “Është një ambient ideal për ata që kërkojnë privatësi”.

Ajo gjithashtu vizitoi një shtëpi tjetër në maj dhe ka qenë duke parë prona që nuk janë zyrtarisht në treg.

Kjo vjen pas blerjes së fundit të burrit të Jenniferit, Ben, 51 vjeç, i cili kohët e fundit shpenzoi 20 milionë dollarë për një shtëpi të re në zonën e pasur të Pacific Palisades.

Sipas TMZ, shtëpia e Benit përfshin pesë dhoma gjumi dhe gjashtë banjo, si dhe një dhomë për media dhe një shtëpi për mysafirë. /ZËRI

Poll

MOS HUMB