TIRANË- A e keni vënë re që disa njerëz, pavarësisht se sa kanë dhe sa fitojnë, nuk ndjehen kurrë të kompletuart? Edhe nëse në jetë kanë arritur ose kanë marrë gjithçka që kanë kërkuar, ata përsëri kërkojnë më shumë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për të mirat materiale. Po ashtu, nuk do të thotë që këto shenja janë lakmitare, përkundrazi janë njerëz që ndjekin qëllimet dhe duan të përmirësohen vazhdimisht.
Por cilat janë këto shenja?
Dashi
Në "natyrën" e Dashit ka rëndësi gjuetia dhe suksesi. Ata vazhdimisht përpiqen të kenë qëllime të reja, të cilat i arrijnë mërziten lehtësisht dhe nisin e kërkojnë diçka të re. Njerëzit e kësaj shenje emocionohen, pasionohen dhe mërziten po aq lehtë.
Binjakët
Dihet se Binjakët mërziten lehtësisht dhe janë gjithmonë në kërkim të diçkaje për t'i emocionuar. Pavarësisht nëse flasim për marrëdhënie personale apo profesionale, ata nuk janë kurrë të kënaqur. Ata janë vazhdimisht në kërkim të të resë dhe në kërkim të ekzaltimit. Nëse arrini të mbani të pazbehur interesin e tyre dhe të “luani” me mendimet e tyre, atëherë do t'ju mbajnë për një kohë të gjatë në jetë. Por mos kini siguri.
Shigjetari
Në këtë listë nuk mund të mungonte shenja që kërkon vazhdimisht aventura dhe nuk vetëkënaqet. Shigjetarët kanë një dëshirë të pashuar për më të mirën. Ata janë të etur për diçka të re, nuk kanë frikë nga e panjohura dhe vështirë se mbeten në një gjendje stabile. Rreziku është sinonim i emrit të tyre, siç është edhe ndjenja e të qenit të pakënaqur./ZËRI