Qytetërim

"Një tatuazh në çift", Egli Tako flet sërish për Olsi Bylykun

Egli ndërsa tregonte kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre ishte një tatuazh çift që e kishte bërë me Olsin. Më tej duke ju referuar Olsit, ajo ka theksuar se nuk dëshiron fare që ta cek personin në fjalë, dhe se për të këngëtari ka vazhduar jetën e tij.

k.m
"Një tatuazh në çift", Egli Tako flet sërish
Olsi Bylyku dhe Egli Tako

TIRANË- Prej muajsh të ndarë, por Egli Tako ka folur sërish për lidhjen e saj me Olsi Bylykun. E ftuar sot në “Jo Vetëm Modë” ajo ka zbuluar detaje të reja nga lidhja dhe ka theksuar se shpesh herë portalet kanë publikuar lajme të pavërteta për të, por vetëm në një rast ka reaguar.

Fillimisht duke treguar tatuazhet e saj, ajo rrëfeu se tatuazhin e parë e ka bërë kur ishte 18 vjeç dhe i ati nuk i foli dy muaj. Dhe ndërsa tregonte kuptimin pas tatuazheve që ka në trup, njëri prej tyre ishte një tatuazh çift që e kishte bërë me Olsin. Egli shprehet se edhe pse tashmë nuk  ka më lidhje me Olsin, tatuazhi bën akoma sens për të.

“Kam një tatuazh këtu poshtë (te këmba) që janë dallgët e detit dhe perëndimi. Unë e dua shumë perëndimin… Edhe pse ka qenë një tatuazh ‘couple tattoo’, tani është ‘single tattoo’, prapë bën shumë sens sepse perëndimi është pamja ime e preferuar në botë. Unë kam diellin, Olsi ka hënën”, -tha ajo.

Më tej duke ju referuar Olsit, ajo ka theksuar se nuk dëshiron fare që ta cek personin në fjalë, dhe se për të këngëtari ka vazhduar jetën e tij.

Poll

MOS HUMB