Qytetërim

Një sfidë me surpriza, Turqia fiton bindshëm ndaj Gjeorgjisë

Tri pikë me vlerë për turqit, që presin sot në mbrëmje rezultatin e Portugali - Çeki.

f.t
Një sfidë me surpriza, Turqia fiton bindshëm ndaj Gjeorgjisë
pamje nga ndeshja

GJERMANI- Turqia ka marrë një fitore të madhe, pasditen e kësaj të marte, ku në “Signal Iduna Park” mposhti me rezultatin e ngushtë, 3 me 1 Gjeorgjinë, në sfidën e tyre hapëse, të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, aty ku janë shortuar në Grupin F, së bashku me Portugalinë e Republikën Çeke.

Një top i kapur gjatë presingut të vazhdueshëm bie në këmbët e “yllit” të Real Madrid, Arda Guler, i cili pasi ecën vetëm pak metra lëshon një “predhë” nga jashtë zone, duke e çuar topin në cepin më të largët të portës. Padyshim goli më i bukur i Euro 2024.

Në sekondat e fundit portieri i Gjeorgjisë la katërkëndëshin në zhvillimet e një këndoreje dhe Akturkoglu me një kundërsulm dhe portën bosh nuk e pati të vështirë të shënonte golin e tretë për Turqinë. Tri pikë me vlerë për turqit, që presin sot në mbrëmje rezultatin e Portugali - Çeki.

Poll

MOS HUMB