Qytetërim

Niko Uilliamsi me sytë nga historia

Ylli i Atletikut të Bilbaos dhe përfaqësuesi i Spanjës po shkëlqen edhe këtë vit në fushë dhe është bërë simbol krenarie i klubit bask. 22-vjeçari u tregua protagonist edhe në ndeshjen çerekfinale të UEFA Europa League ndaj Renxhërsit, duke shënuar një gol të rëndësishëm.

Redaksia Zëri
Niko Uilliamsi me sytë nga historia
Niko Uilliamsi

SPANJË- Niko Uilliamsi është ndër lojtarët më të talentuar të Evropës sot, në fazën sulmuese. Ndër të gjithë yjet e shumëpërfolur, ajo që e dallon është se mes syresh luan me një ndër klubet më modeste. Ylli i Atletikut të Bilbaos dhe përfaqësuesi i Spanjës po shkëlqen edhe këtë vit në fushë dhe është bërë simbol krenarie i klubit bask. 22-vjeçari u tregua protagonist edhe në ndeshjen çerekfinale të UEFA Europa League ndaj Renxhërsit, duke shënuar një gol të rëndësishëm.

Pas dy triumfeve të vitit të shkuar, në Kupë Mbreti 2024 dhe Euro 2024 me Spanjën, Uilliamsi po ëndërron një tjetër sukses historik: të fitojë një trofe evropian në stadiumin e tij, San Mames, më 21 maj. Pengesa ka vetëm një emër: gjysëmfinalja me Mançester Junajtidin.

Për super yllin e Atletikut të Bilbaos ka patur interes nga klube si Arsenali, Çelsi dhe Barcelona, mirëpo deri tani Nikoja ka zgjedhur të qëndrojë në Bilbao, duke ndjekur shembullin e vëllait të tij, Injakit. Lidhja e tij e fortë me qytetin, klubin dhe historinë e familjes së tij , dikur emigrantë nga Gana që gjetën një jetë të re në rajonin Bask, e bëjnë çdo triumf edhe më të rëndësishëm simbolikisht për të. Jeta e familjes së tij trajtohet te një dokumentar i famshëm, "Los Williams". Në të paraqitet lidhja e forte familjare që ka me klubin dhe komunitetin e tifozëve, Nikoja dhe i vëllai.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka ende paqartësi. Sot, shumë klube evropiane janë të gatshme të aktivizojnë klauzolën e tij prej 60 milionë eurosh në verë. Me një sezon të shkëlqyer pas, 27 kontribute në gola dhe asistime, Uilliamsi ka dëshmuar me prova se është gati për hapa që synojnë majat e karrierës individuale. Në funksion të saj, sa i takon vitit 2025, mbase trofeu i Euroligës, që do të ngrihej në qytetin e tij dhe përpara tifozëve të tij, do të ishte qershia mbi tortë e një djali që do të bëhej legjendë në moshën 23-vjeçare./ZËRI

Poll

MOS HUMB