
SHBA- Për play off-in e NBA, mbrëmë Klivlend Kavaljersat shkatërruan Majemi Hitsin (Heats) me një rezultat ndeshjesh 4-0, duke e mbyllur çështjen e kalimit të turnit. Kavaljersat e dominuan plotësisht Majemin, duke e fituar ndeshjen e mbrëmshme 138-83. Ata mbyllën serinë 4-0 dhe konfirmuan kandidaturën për finalet e Konferencës. Edhe pa Darius Garlandin të dëmtuar, Kavaliers nuk u rrezikuan asnjë çast dhe treguan forcën e tyre.
Majemi dëshmoi në më shumë se një detaj pafuqinë e plotë përballë kundërshtarëve. Duket se lëngimi i largimit të Xhimi Batlerit, që për koinçidencë po mbrëmë u kthye nga dëmtimi dhe shkëlqeu për Uorriorsat, do të zgjasë. Aq shumë zhgënjyen Hitsat sa komentatorë të ndryshëm kanë vënë në pikëpyetje edhe vetë formatin, që lejoi një skuadër me bilanc negativ të futej në Playoff përmes Play-In-it. Ndeshja praktikisht u mbyll pas vetëm një çerek loje, me Kavaljersat që udhëhiqnin 43-17. Fundi i ndeshjes ishte gati një poshtërim total për Majemin, me Kavaljersat që arritën një avantazh deri në 60 pikë dhe e mbyllën takimin me një diferencë prej 55 pikësh.
Ky eliminim i turpshëm i Hitsave tregon sa larg janë nga niveli i pretenduar, duke treguar se pa Butler, e famshmja "Heat Culture" mbetet thjesht një slogani bosh. Me sa duket, epiqendra sportive e Majemit tani do të jetë futbolli, derisa Leo Mesi do të jetë në qytet./ZËRI