Qytetërim

Rilindja e Juljan Shehut me kuqezinjtë

Shehu përngjau me një kombinim të mirë mes Kukelit dhe Gjasulës

Redaksia Zëri
Rilindja e Juljan Shehut me kuqezinjtë
Juljan Shehu

TIRANË-Më 24 mars ndaj Andorrës, qendra e mesfushës kuqezi iu besua debutuesit 26-vjeçar, Juljan Shehut. Juljan Shehu luante me Vidzev Lodzin në Poloni dhe përveçse kuqezinjtë siguruan 3-pikëshin e nevojshëm në Arenën Kombëtare, fituan edhe një mesfushor të denjë për regjinë e mesit të fushës.

Shehu përngjau me një kombinim të mirë mes Kukelit dhe Gjasulës, dy lojtarë aq shumë të dashur për kuqezinjtë. Mirëpo nuk fitoi vetëm kombëtarja prej Shehut. Shehu mori të gjithë vetëbesimin e nevojshëm nga ky grumbullim dhe nga besimi i trajnerit Silvinjo, për t’i dhënë pozitën më strategjike të fushës, e pas rikthimit në kampionatin polak po bën çudira.

Më 28 mars i shënoi gol Plas Glivices dhe skuadra e tij fitoi 3 pikë. Më 4 prill i shënoi skuadrës së Gdanskut dhe skuadra e tij fitoi një tjetër 3-pikësh të nevojshëm. Nuk u ndal me kaq dhe më 11 prill i shënoi edhe Korona Kielces, pa rezultat për të vetët që humbën. 3 nga 4 golat e shënuar në Ekstraklasën polake, Juljan Shehu i shënoi pas debutimit me kombëtaren dhe ata që e njohin psikologjinë sportive e dinë me siguri që këto të dhëna nuk janë të palidhura me njera-tjetrën./ZËRI

Poll

MOS HUMB