Qytetërim

Nicole Kidman rrëfen “sekretin” për një martesë të lumtur dhe jetëgjatë

Ylli i “Babygirl” tha se së bashku me bashkëshortin e saj këngëtar, këndojnë në dush.

I.F
Nicole Kidman rrëfen “sekretin” për një martesë
Nicole Kidman dhe Keith Urban

MIAMI- Aktorja Nicole Kidman gjatë një interviste për revistën “W” tregoi “sekretin” për një martesë të lumtur dhe afatgjatë. Kidman, pas divorcit me aktorin Tom Cruise në vitin 2001, u martua me këngëtarin Keith Urban.

“Kemi një dush të dyfishtë, i cili është dhe çelësi i martesës së suksesshme”, ka thënë ajo.

Aktorja zbuloi se kanë një “lavamanë të veçantë” në banjën e tyre. Ylli i “Babygirl” tha se së bashku me bashkëshortin e saj këngëtar, këndojnë në dush.

"Unë dëgjoj këngët e tij të reja, kur ai i shkruan ose bënë prova”, tregoi aktorja.

Fituesja e Emmy-t dhe Keith Urban, gjithashtu 57 vjeç, u martuan në qershor 2006 dhe çifti që atëherë janë prindër të dy vajzave Sunday, 16, dhe Faith, 13. Nicole Kidman ishte martuar më parë me Tom Cruise, me të cilin adoptoi vajzën Isabella, 32 vjeçe dhe djalin Connor, 29 vjeç. Dyshja u divorcuan në vitin 2001. Kur Nicole Kidman dhe Keith Urban festuan 13 vjetorin e martesës në vitin 2019, Urban shkroi në postim e tij "magjinë, muzikën, romancën, aventurat e egra dhe zbulimin e dashurisë së pastër". /ZËRI

Poll

MOS HUMB