
TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit Sylvinho ka folur rreth sfidave në drejtimin e kuqezinjve dhe objektivave të vendosur. Ndër më kryesorët, siç thotë vetë ai është përgatitja e ekipit për 6-7 muajt e ardhshëm, përpara nisjes së Kampionatit Europian “Euro 2024”, që do të mbahet në Gjermani.
Sylvinho: Kjo është një ëndërr për mua. Nëse dikush do të më pyeste një apo dy vite më parë: a do të shkosh te Shqipëria? Unë do i përgjigjesha: nuk e di… Dua të them është se kur je trajner, ose dhe lojtar, gjërat ndodhin shumë shpejt. Preferoj të përjetoj momentin. Objektivi ynë është të përgatitim ekipin kombëtar për 6-7 muajt e ardhshëm.
Ndër të tjera trajneri i Kombëtares ka folur për “çelësin e suksesit” të drejtimit të tij dhe për marrëdhënien me ekipin.
Sylvinho: Unë besoj shumë te marrëdhënia me lojtarët. Është ndryshe kur në mes futet një përkthyes, është ndryshe kur flet me zemër dhe i sheh djemtë në sy. Gjithashtu ka shumë rëndësi të flasësh me lojtarë të caktuar, por më e rëndësishmja është zemra dhe shpirti që ke në skuadër. Pa këto nuk mund të luash. Mund të jesh futbollist i madh, mund të jesh ndryshe dhe i veçantë, por nëse nuk ke frymën dhe shpirtin e grupit, ti nuk mund të arrish objektivin. Futbolli nuk është një lojë individuale.
Shqipëria është kualifikuar për në Kampionatin Europian ‘Euro 2024”. Ndërkohë rënditet e para në grupin E. Ende nuk dihet se me cilën nga skuadrat do të përballet ekipi ynë në Europian./Zëri.ai