Qytetërim

Nga majat e sportit te dyqanet e produkteve sportive: Zheremi Matjë ka qenë përherë ndryshe

Së fundmi, një foto e tij, si fillim ka bërë xhiron e rrjetit e mandej u kthye në një operacion të suksesshëm për dyqanin e artikujve sportivë.

Redaksia Zëri
Nga majat e sportit te dyqanet e produkteve sportive: Zheremi Matjë ka
Zheremi Matjë

FRANCË-Zheremi Matjë i preku të gjitha majat e futbollit, si mbrojtës i majtë fitoi gjithçka. Së fundmi, një foto e tij, si fillim ka bërë xhiron e rrjetit e mandej u kthye në një operacion të suksesshëm për dyqanin e artikujve sportivë.

Zheremi Matjë, në këtë foto virale, dukej në sportelin e një marke të njohur shitjesh të artikujve sportive. Ish-mbrojtësi i majtë francez, që ka luajtur për klube si Sosho, Tuluz, Valencia, Barça dhe Sporting Lisbona, ka përjetuar lavdinë më të madhe të futbollit europian, përfshirë Tripletën historike me Mesin, Suarezin dhe Nejmarin.

Në moshën 42-vjeçare, larg kamerave, u gjend në një jetë krejt tjetër: në kufijtë e të pabesueshmes.

"L’Equipe" bën me dije se shitja e produkteve sportive nuk është e vetmja gjë që di të bëjë ish-kampioni. Ish-shoku i skuadrës së Mesit, Suarezit dhe Nejmarit, sapo ka përfunduar edhe kursin për licensën e trajnerit.

Dhjetra e qindra sportdashës në ditë e telefonojnë pikën e shitjes dhe shkojnë për të bërë foto me ish-futbollistin e Barcelonës. Me blaugranat ai ka fituar tripletë e madje, një herë në një derbi të vitit 2015 shënoi gol ndaj Realit të Madridit.

Matjë ka qenë përherë një futbollist tërësisht ndryshe: ishte shumë shtatlartë e ndryshe nga sa pritet me mbrojtësit bënte rolin e mbrojtësit të majtë dhe jo qendror; ishte i mirë me këmbë, por jo i pajisur me teknikën karakteristike të tiki-takas së atëhershme, fitonte me ta gjithçka por nuk bënte kurrë zhurmë mediatike për disa minuta më shumë me kombëtaren franceze, ku u thirr vetëm pesë herë, mirëpaguhej por nuk u dëgjua kurrë për shpenzime luksi./ZËRI

Poll

MOS HUMB