Qytetërim

Atletikoja bëri mirë detyrat e shtëpisë dhe shfaqet ‘’në pasqyrat’’ e Barcelonës dhe Realit të Madridit

Në kampionatin spanjoll mbeten edhe 8 ndeshje për t’u luajtur

Redaksia Zëri
Atletikoja bëri mirë detyrat e shtëpisë dhe shfaqet
FOTO ILUSTRUESE

SPANJË-Reali i Madridit humbi me Valencian dje, pas 17 vjetësh që nuk ia lejonte portokallinjve të fitonin në ‘’Bernabeu’’. Barcelona u duk se do ta shfrytëzonte pengimin e Realit për të shtuar distancën në garën për titull, por nuk ia doli të merrte më shumë se sa një pikë duke gjetur barazimin e parë pas nëntë fitoreve radhazi në kampionatin vendës. Këtë ngecje dyfishe të kryesuesve e shfrytëzoi Atletikoja e Madridit, në drejtimin e Diego Pablo Simeones.

Në kampionatin spanjoll mbeten edhe 8 ndeshje për t’u luajtur, në lojë janë 24 pikë, Atletikoja e Madridit, në dallim nga Barcelona dhe Reali i Madridit nuk ka angazhime kontinentale dhe do të jetë plotësisht e përqëndruar te kalendari i saj për të korrur maksimumin e mundshëm ndaj Valadolidit, Las Palmasit, Vajekanos, Alaveshit, Real Sociedadit, Osasunës, Real Betisit dhe Gironës në javët e fundit.

Ndeshja që i dha të drejtën matematike të të ëndërruarit madrilenëve të Simeones ishte fitorja e vështirë me Sevijën, ndeshje që u zgjidh vetëm në minutat shtesë, pranë vërshëllimes së bilbilit përfundimtar të mbylljes së ndeshjes nga arbitri.

Barriosi u gjend në zonë pas një topi shumë të mire nga e majta, i hedhur nga Jorente, dhe shënoi gol në minutën e tretë shtesë, 2-1./ZËRI

Poll

MOS HUMB