
GJERMANI- Një ditë pasi u njoftua se SPAK ka nisur hetimet ndaj saj, për shkak se dyshohet për pastrimin e parave të Ervin Matës, këngëtarja Elvana Gjata ka qenë e pranishme në një concert në Gjermani, në kuadër të festimeve për festën e Pavarësisë dhe Çlirimit.
Siç shihet në videot e sjella më poshtë nga Zëri.ai, këngëtarja shihet duke u ngjitur në skenë, e shoqëruar nga disa truproja, për të performuar më pas para fansave të saj në një nga clubet e Berlinit.
Hetimet ndaj saj kanë nisur në gjendje të lirë, për shkak se ajo përmendej në dosjen e SPAK, si personi që sillte paratë e përfituara nga trafiku i kokainës nga Ervin Mata në Shqipëri. Vetë Elvana ka zgjedhur që ta kalojë në heshtje këtë situatë, që në fakt është e dyta për të që e sheh veten në përballje me drejtësinë dhe ligjin, Herën e parë ajo u shpall në kërkim policor pas masakrës në ish-bllok ku u vra një person, dhe u plagosën disa të tjerë.
Fejesa me Ervin Matën, duket se i ka sjellë një komoditet financiar këngtëtares, aq sa mund të sillte përmes llogarisë bankare 500 mijë euro në Shqipëri, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për imazhin e saj publik.
/Zëri.ai