
ARGJENTINË- Një lajm i bujshëm është publikuar në mediat braziliane, të cilat raportojnë se fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi ka tradhëtuar bashëshorten e tij. Lajmi vjen pak ditë pas fitores që Argjentina arriti ndaj Brazilit në fushën e këtyre të fundit, në legjendaren Maracana.
Një nga çiftet më të dashur në sport thuhet se janë një hap larg ndarjes. Më konkretisht, siç zbulon “Directo do Miolo”, pas 15 vitesh martesë, superylli argjentinas tradhtoi gruan dhe nënën e tre fëmijëve të tij, me një gazetare të njohur që mbulon kombëtaren e Argjentinës.
Ajo është Sophie Martines. Brazilianët theksojnë se gazetarja është arsyeja që çifti po kalon një krizë të rëndë periudhën e fundit dhe është në prag të divorcit.
Një lajm që vjen për të “trazuar” ujërat, duke i hedhur… benzinë zjarrit, pasi vetëm pak ditë më parë u zbulua se Messi dhe Antonella po kalojnë një kohë të vështirë dhe po përpiqen të kalojnë situatën për hir të fëmijëve.
Sigurisht, në Argjentinë raportojnë se publikimi nuk ka lidhje me realitetin dhe se brazilianët ende nuk e kanë rikuperuar veten nga disfata historike në “Maracana”. Nga vetë çifti nuk ka ende një reagim në lidhje me lajmin e tradhtisë.
/Zëri.ai