Qytetërim

12 lojtarë të Kombëtares kanë pasaportizimin në Lushnjë

Sylvinho dhe 12 futbollistë të Kombëtares kanë pasaportizimin në Lushnjë, pasi në këtë zonë është deputet ministri Taulant Balla.

D.XH
12 lojtarë të Kombëtares kanë pasaportizimin në
Sylvinho

TIRANË – Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho iu pajis me pasaportën shqiptare, gjatë Samitit të Diasporës, në Ditën e Arbëreshëve. Braziliani arriti që të kualifikojë Shqipërinë si të parën në grupin E, duke lënë pas Çekinë dhe Poloninë, të cilat konsideroheshin si favorite përpara sfidave.

Lajmin për pajisje të Sylvinhos me pasaportë shqiptare e dha ministri i Brendshëm Taulant Balla. Mësohet se ministri e ka regjistruar trajnerin e Kombëtares në Lushnjë, për të lehtësuar procedurat për marrjen e pasaportës. Në këtë qytet kanë pasaportizimin dhe futbollistët e Kombëtares, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja. 12 lojtarë të përfaqësueses janë regjistruar në Lushnjë, ku është deputet Balla.

Mes atyre që kanë pasaportizimin në Lushnjë janë edhe Medon Berisha, kapiteni i Shqipërisë U21, por edhe emra si Arda Kurtulan, Agon Mjaki, Arbër Hoxha, Behar Ismajli, Meritan Shabani dhe Lindon Ajeti./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB