Qytetërim

Nën akuzë për korrupsion! Samuel Eto’o jep dorëheqjen si president i Federatës

Kreu i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Samuel Eto'o dha dorëheqje, por Komiteti refuzoi.

D.XH
Nën akuzë për korrupsion! Samuel Eto’o jep dorëheqjen
Samuel Eto'o

KAMERUN – Federata e Futbollit të Kamerunit (Fecafoot) ka refuzuar dorëheqjen e ish-lojtarit të madh kamerunas, si president, mes akuzave për sjellje të pahijshme dhe korrupsion. Anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendosën të vazhdojnë mandatin e tyre aktual dhe më pas refuzuan unanimisht dorëheqjen e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit.

“Presidenti i Federatës së Futbollit të Kamerunit, Z. Eto’o Samuel, ka dorëzuar dorëheqjen e tij para anëtarëve të organit ekzekutiv federal, duke i ftuar ata të bëjnë të njëjtën gjë me gjithë shpirtin dhe ndërgjegjen e tyre. Në fund të debatit dhe diskutimit pasues, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv vendosën të vazhdojnë mandatin e tyre aktual dhe më pas refuzuan unanimisht dorëheqjen e presidentit të Federatës Kamerunase të Futbollit’, thuhet në njoftimin e Federatës Kamerunase të Futbollit.

Ish-sulmuesi legjendar i Barcelonës dhe Interit ka kaluar momente jo të mira në krye të Federatës, teksa kampionati vendas ka marrë akuza për korrupsion, trukime, dhe vetë Eto’o është kritikuar ashpër./ZËRI/

Poll

MOS HUMB