
TIRANË- Ilknur Aktas shkruan histori në Shqipëri. Trajnerja e futbollit është bërë e para grua në vendin tonë, e cila drejton një skuadër meshkujsh. Aktualisht ajo drejton skuadrën e Shkumbinit, ekip që garon në kategorinë e 3-të.
Aktas është në këtë ekip që nga shtatori. Ajo ishte punësuar si bashkëpunëtore e trajnerit, Vladimir Gjoni. Trajneri u shkarkua dhe në vend të tij e zuri Aktas, e cila më parë ka qenë pjesë e ekipit të Fenerbahçes si dhe në ekipet e femrave të Rizespor dhe Hatayspor.
View this post on Instagram
“Ky vendim është një hap i rëndësishëm për trajneret femra dhe për të marrë një rol më të madh në futboll,”- thuhet ndër të tjera në deklaratën e Shkumbinit.
Por posti i saj si trajnere nuk do të zgjasë shumë, pasi 47-vjeçarja Turkala do të jetë ndihmëse sapo skuadra të gjejë kreun e ri të ekipit./ZËRI