
AUSTRALI-Aktori Jacob Elordi është akuzuar për dhunë ndaj një drejtues radioje gjatë një zënke të supozuar në një klub australian. Protothema shkruan se specifikisht aktori ka kapur prej fyti Joshua Fox.
Vetë Fox pohoi në "The Kyle & Jackie O Show" se Elordi u mërzit kur ai iu afrua jashtë institucionit për t'i kërkuar në kamera të mbushte një enë të zbrazët me ujë dushi. Gazetari deklaroi se ai pranoi të ndalonte " sepse shakaja nuk u mor si e tillë nga ana e aktorit. Megjithatë, ai pretendoi se Elordi doli “ kundër tij” dhe kërkoi që ai të fshinte pamjet.
Më tej Fox tregoi e ndihej i frikësuar por refuzoi ti fshinte sepse donte të ruante pamjet si provë të konfrontimit të supozuar. Sipas Fox-it, aktori më pas e shtyu atë përballë murit dhe i vuri duart në fytin e tij. Fatmirësisht ai nuk ka pësuar lëndime. Aktori, i cili ishte i ofenduar nga pyetjet e bëra nga Fox, u largua nga skena pas incidentit të supozuar. Përfaqësuesit e Elordi dhe Fox nuk iu përgjigjën asnjë pytjeje nga gazetarët./ZËRI