Qytetërim

Edhe 4 muaj luhet Europiani! Shqipëria humb 2 vende në klasifikimin e FIFA-s

Shqipëria ndodhet në vendin e 64 në botë, pak kohë përpara se të luajë në Kampionatin Europian të Gjermanisë.

D.XH
Edhe 4 muaj luhet Europiani! Shqipëria humb 2 vende në klasifikimin e
Shqiperia

TIRANË – Shqipëria ka humbur dy pozicione në renditjen e FIFA-s nga muaji dhjetor 2023. Tashmë vendi ynë është në vendin e 64 në botë në futoll për meshkuj.

Në këtë periudhë që ka ndryshuar renditja, Shqipëria nuk ka pasur aktivitete. Ndërsa, aktualisht po luhet Kupa e Afrikës dhe ajo e Azisë. Për shkak të paraqitjeve të mira, disa skuadra afrikane kanë parakaluar ekipin tonë përfaqësues. Pak më lart se ekipi ynë kombëtar janë Afrika e Jugut dhe Republika Demokratike e Kongos. Ndërsa, më poshtë në renditje janë Uzbekistani, Capo Verde dhe Gana.

Edhe 4 muaj luhet Europiani! Shqipëria humb 2 vende në klasifikimin e

Sa i përket kombëtareve më të mira në botë, kampionët e botës Argjentina renditet në vend të parë, pasuar nga Franca, Anglia, Belgjika, Brazili, Holanda, Portugalia, Spanja, Italia dhe Kroacia. Pikërisht këto të fundit janë edhe në grup me përfaqësuesen tonë në Europianin e Gjermanisë./ZËRI/

Poll

MOS HUMB