Qytetërim

Në luftë me depresionin, aktori ndërron jetë në moshë të re

Vdekja e aktorit erdhi vetëm dy ditë para ditëlindjes së 44-të. Miller la pas nënën e tij, Patricia, dhe motrën Megan.

D.XH
Në luftë me depresionin, aktori ndërron jetë në
Billy Miller

SHBA- Një tjetër aktor është shuar në moshë të re. Ylli i “General Hospital”, Billy Miller, ka vdekur në moshën 43-vjeçare, pas një lufte të gjatë me depresionin.

Aktori i telenovelës dhe fituesi tre herë i “Emmy”-t, i cili luajti gjithashtu në filmin “The Young and the Restless”, ndërroi jetë të premten në Austin, Teksas.

TMZ raporton se ende nuk është zbuluar zyrtarisht shkaku i vdekjes së tij, por flitet paraprakisht se aktori vuante nga një ‘depresion i thellë’.

Vdekja e aktorit erdhi vetëm dy ditë para ditëlindjes së 44-të. Miller la pas nënën e tij, Patricia, dhe motrën Megan.

Vdekja e tij u konfirmua nga “The Belmont”, një restorant dhe bar në Los Angeles, Kaliforni, ku Miller ishte në bashkëpronësi, sipas Fairman. Miller i lindur në Oklahoma ka punuar në dhomën e postës në Industry Entertainment përpara se të nënshkruante si model me Uilhelmina.

Ai ishte diplomuar për komunikim në Universitetin e Teksasit përpara se të transferohej në Los Angelos. Aktori hyri në industrinë e argëtimit pasi mori një rol në telenovelën popullore “All My Children”, duke luajtur personazhin e Richie Novak.

Më pas ai iu bashkua kastit të “The Young and the Restless” në 2008, duke luajtur përsëritjen e katërt të Billy Abbott. Miller u largua nga shfaqja në 2014. Ai mori tre çmime “Emmy” për rolin: dy për aktorin dytësor të shquar në një serial dramë dhe një për aktorin kryesor të shquar në një serial dramë.

Miller iu bashkua kastit të “General Hospital” në vitin 2014. Ai luajti Jason Morgan dhe Dreu Cain deri në vitin 2019.

Hollivood po ‘vuan’ dramën e aktorëve dhe yjeve të saj, që ndërrojnë jetë në moshë të re. Shkak kryesor për të tilla drama bëhen kryesisht problemet me depresionin, por edhe abuzimet e shumta me drogërat./Zëri 

Poll

MOS HUMB