Qytetërim

Metoda japoneze për të kursyer 35% të pagës çdo muaj

Sipas metodës kakeibo, duhet t'i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj.

k.m.
Metoda japoneze për të kursyer 35% të pagës çdo muaj
Foto ilustruese

TIRANË- Të gjithëve u ka ndodhur që paratë të zhduken shumë më herët nga sa prisnim dhe aty fillojnë vështirësitë e vërteta. Një metodë origjinale japoneze e quajtur kakeibo, mund t'ju hyjë në punë. Metoda "premton" t'ju bëjë të kurseni çdo muaj 35% të pagës suaj dhe rrjedhimisht shumë para në fund të vitit. Gjëja kryesore që duhet të bëni është që në fund të çdo muaji të merrni pak kohë për të shënuar shpenzimet tuaja. 

Kështu do kuptoni se ku kanë shkuar paratë tuaja dhe veçanërisht se cilat kanë qenë shpenzimet tuaja të panevojshme.

Sipas metodës kakeibo, duhet t'i bëni vetes pyetjet e mëposhtme përpara se të blini artikuj. Pyetjet janë si më poshtë:

A mund të jetoj pa këtë artikull?
A do ta përdor në të vërtetë?
A kam vend për të?
Si e pashë për herë të parë? (A e pashë pasi u futa në një dyqan nga mërzia?)
Cila është gjendja ime e përgjithshme emocionale sot? (A ndikon në blerjen që dua të bëj?)
Si ndihem për blerjen e tij? (I lumtur? I emocionuar? Indiferent? Dhe sa do të zgjasë kjo ndjenjë?)

Në fakt me këtë metodë ju gjithmonë mendoni dy herë përpara se të bëni një blerje. Gjithashtu ju mëson të organizoni më mirë katër fushat kryesore ku i shpenzoni paratë tuaja:

Shpenzimet e përditshme
Kostot opsionale
Kulturë (Daljet, veshjet)
Shpenzimet shtesë

Kur të kuptoni se ku shpenzoni pa nevojë, do të ndalon dhe do të kurseni shumë para në muaj, madje deri në 35% të pagës suaj.

Poll

MOS HUMB