
ITALI- Interi vazhdon që të jetë i pathyeshëm për Milanin. Zikaltrit fituan sërish derbin e Madoninës, duke mundur "Djallin" 5-1. Fitorja e katërt radhazi në Serie A për ekipin e Inzagit dhe humbja e parë sezonale për "Djallin".
Interi e dominoi sfidën dhe në fund festoi triumfin në derbin e pestë radhazi për vitin 2023. Mikitarian kaloi zikaltrit në avantazh pas pesë minutash. Në fund të pjesës së parë, Thuram e çoi rezultatin 2-0.
Kuqezinjtë e rihapën ndeshjen në minutën e 57 me Leaon, por Mikitarian risolli qetësinë në minutën e 69'. Çalhanoglu realizoi me penallti në të 79, ndërsa në shtesë, Fratesi gjeti golin e tij të parë si zikaltër dhe të pestin për ekipin e Inzagit.
Interi kryeson Serie A me 12 pikë pas 4 javëve, ndërsa Milani ka 9 pikë.