
AUSTRALI- Opinionisti shqiptar, Arjan Konomi, në muajt e fundit është larguar nga ekrani, dhe duket se i është rikthyer një prej pasioneve të tij më të mëdha, për të shëtitur botën.
Në rrjetet sociale, Konomi poston vazhdimisht pamje nga vendet që viziton, por së fundi ndjekësit janë shqetësuar jo pak me pamjen e tij. Opinionisti ka ndarë një video në “Tik-tok” nga Australia, ku shfaqet jo vetëm me thinja në kokë, siç nuk jemi mësuar ta shohim, por edhe me disa kilogramë më shumë dhe një ënjtje në fytyrë.
Të shumta kanë qenë komentet e ndjekësve me këtë ndryshim që ka pësuar gazetari, ndërs disa prej tyre kanë zgjedhur dhe të pyesin me humor: "Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Arjanit?", "Ka bo operacione ky a ca?", "Ku është Arjani dhe pse e ke ngrënë?", etj.