Qytetërim

4 ekipe në një muaj, 'çudia' e lojtarit egjiptian

Vitin e shkuar futbollistik luajti për dy ekipet qipriote; Anorthosis dhe Apollon Limassol, ku në total zhvilloi 32 takime.

i.h.
4 ekipe në një muaj, 'çudia' e lojtarit egjiptian
Amr Warda

EGJIPT- Futbollisti egjiptian Amr Warda ka realizuar një çudi në botën e sportit, të padëgjuar më parë. Ai është i vemti që ka arritur të firmosë për katër klube brenda një muaji. Vitin e shkuar futbollistik luajti për dy ekipet qipriote; Anorthosis dhe Apollon Limassol, ku në total zhvilloi 32 takime.

Por në verë, tejkaloi vetveten.

Historia e tij nisi më 12 gusht.

Sulmuesi kishte oferta nga Spanja, Greqia dhe Egjipti, por në parim arriti akord me me Raja Casablanca. Lojtari nuk zhvilloi asnjë ndeshje, e 12 ditë më vonë e ndërpreu kontratën, për arsye “psikologjike dhe personale”. Para se të largohej, ai pagoi klauzolën.Po atë ditë, më 24 gusht, Uarda u kthye në Qipro për të luajtur për Doksa Kato-kopias.

Por në fund, akordi u prish, duke surprizuar tifozët. Ai u bë pjesë e klubit iranian të Esteghlal, por presidenti i ekipit Ali Khatir tha se edhe pse lojtari kishte nënshkruar, gjithçka u anulua për shkak të një tentative për të përfituar financiarisht nga menaxheri i tij. Më 20 shtator 2023, klubi egjipiian i Pharco zyrtarizoi transferimin e sulmuesit të krahut. 30-vjeçari ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me egjptianët./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB