
DANIMARKË- Ish-portieri i Liverpool, Kamil Grabara ka marrë kërcënime me vdekje nga tifozët e Gallatasarajit pas një mesazhi ofendues nga ana e tij në rrjetet sociale për klubin turk. Gruaja e lojtarit të klubit danez tregoi se në adresë të tyre kanë ardhur mbi 300 kërcënime me vdekje.
Grabara postoi një fotografi të skuadrës së tij FC Copenhagen në Instagram pas barazimit 2-2 në sfidën e parë të grupit në Ligën e Kampioneve. 24-vjeçari shkroi edhe tekstin, që ka sjellë reagime të ashpra. Nisur nga kjo, Grabara hoqi opsionin e komenteve për foton, por tifozët e klubit të njohur turk nisën sulmet në postime të tjera të tij.
Për bashkëshorten e tij, Dominika Robak, diçka e tillë nuk është aspak normnale dhe kjo situatë duhet të përfundojë.
Vetë futbollisti ndryshoi postimin e tij, por kërcënimet vazhdojnë.
Përpara takimit kundër Gallatasrajit, ai tha për reporterët se kishte dëgjuar që fansat e klubit rival, të Fenerbahçes, ishin më të mirë./Zëri.ai