Qytetërim

Ndeshja Shqipëri- Çeki, policia plan masash, rrugët që do të bllokohen

Po ashtu edhe Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes.

I.F

TIRANË- Shqipëria do të përballet me Çekinë sot në orën 20:45 në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ndërkohë është caktuar dhe arbitri që do të vendosë drejtësi në këtë sfidë. Bëhet fjalë për Sandro Scharer. Ai ka arbitruar finalen e Superkupës mes Real Madridit dhe Atalantës.

Shqipëria do të përballet me Çekinë në orën 20:45 në kuadër të ndeshjeve për Ligën e Kombëve. Ndërkohë që është caktuar arbitri Sandro Scharer që ka arbitruar finalen e Superkupës mes Real Madridit dhe Atalantës. Po ashtu edhe Silvinjo ka publikuar listën e futbollistëve që do të zbresin në fushën e blertë. Skema dhe formacioni është i njëjtë nga ai sfidës së fundmit kundër Gjeorgjisë, ndeshje e fituar me 1-0.

Po ashtu edhe Policia e Shtetit ka ndërmarrë masa për të ruajtur rendin dhe sigurinë gjatë ndeshjes. në kuadër të masave për sigurinë e ndeshjes, Policia e Shtetit ka zbuluar dhe planin që do të ndiqet, nga shoqërimi i skuadrave drejt stadiumit, te bllokimi i rrugëve në disa zona pranë qendrës së kryeqytetit. Policia bën me dije se në terren do të jenë të angazhuar qindra efektivë, që do të bëjnë edhe eskortimin e të dyja kombëtareve. Gjithashtu do të ushtrojnë kontroll ndaj tifozëve para se ata të futen në stadium, por do të ushtrohen kontrolle edhe rreth ambienteve jashtë tij.

“Duke u mbështetur në përvojën pozitive për planifikimin, organizimin dhe menaxhimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike gjatë aktiviteteve me përmasa ndërkombëtare, masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit, për mbarëvajtjen e ndeshjes së futbollit Shqipëri-Çeki, konsistojnë te:

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Çekisë, nga aeroporti i Rinasit, në hotel, në stadium dhe në kthim për në Rinas;

-Eskortimi dhe sigurimi i futbollistëve të ekipit të Shqipërisë, në stadium;

-Kryerja e kontrolleve të hollësishme në mjediset e stadiumit dhe brenda stadiumit, për shtetas të paautorizuar, sende dhe lëndë të ndaluara, para se të futen tifozët;

-Organizimi i shërbimeve për garantimin e rendit publik para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit, jo vetëm pranë stadiumit, por edhe kontrolli i territorit në të gjithë qytetin e Tiranës;

-Sigurimi i rrugëkalimeve të shërbimeve të emergjencës;

-Menaxhimi i trafikut rrugor në qytetin e Tiranës, para, gjatë dhe pas ndeshjes së futbollit.

Për të garantuar sigurinë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare, është bashkëpunuar me të gjitha institucionet që kanë rol në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti:

-Federatën Shqiptare të Futbollit dhe UEFA-n;

-Gardën e Republikës;

-Policinë Bashkiake;

-Shërbimin Zjarrfikës;

-Shoqëritë private të sigurisë (stjuartët dhe personeli i sigurisë);

-Spitalet, qendrat shëndetësore dhe ato të ndihmës së parë.

Gjithashtu, janë vendosur kontakte dhe po bashkëpunohet dhe me personelin e shërbimit të sigurisë të ekipit të futbollit të Çekisë, në funksion të rritjes së standardeve të sigurisë para, gjatë dhe pas zhvillimit të kësaj ndeshjeje ndërkombëtare.

Për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve në qytetin e Tiranës, gjatë datës 16 nëntor 2024, nga ora 15:00, deri në përfundim të ndeshjes, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës, do të aplikohen kufizime të qarkullimit të mjeteve në disa akse rrugore në afërsi të stadiumit.

Rrugët që do të jenë të bllokuara:

* Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, 20 m mbi urën e Dajtit;

* Rruga “Papa Gjon Pali II”;

* Rruga “Dervish Hima”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Asim Zeneli”, pranë Ambasadës së SHBA-së;

* Rruga “Themistokli Gërmenji”;

* Rruga “Ismail Qemali”, kryqëzimi i Liceut;

* Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;

* Rruga “Jul Variboba”, pranë postës;

* Rruga “Lekë Dukagjini”, pranë ish-Gardës së Republikës;

* Rruga “Avdyl Frashëri”, pranë kryqëzimit të Librit Universitar.

Në zbatim të planit të masave, punonjësit e Policisë së Shtetit do të ushtrojnë kontroll të imtësishëm ndaj tifozëve, para futjes në stadium, me qëllim parandalimin e futjes në stadium, të banderolave me përmbajtje raciste, të fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve piroteknike, monedhave metalike, çadrave, çakmakëve, karikuesve të celularëve, mjeteve/produkteve për përdorim kozmetik dhe sendeve të tjera të forta, të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e pjesëmarrësve”, njofton policia. /ZËRI

Poll

MOS HUMB